Kuriozitete Kali me flokë biond që po çmend rrjetin (FOTO)

Kali me flokë biond që po çmend rrjetin (FOTO)

Një kalë i quajtur Storm po çmend rrjetin.

Kali 8-vjeç është bërë i famshëm për shkak të flokëve me onde të gjata ngjyrë argjendi.

Flokët e lëmuar dhe të përsosur, i bien poshtë shpinës.

Madje Storm ka marrë pseudonimin “Rapunzel”, karakteri i njohur i përrallave që i ka flokët shumë të gjata.

Pronarja e kalit është studentja 24-vjeçare Naomi Beckers.

Ajo e bleu atë para 2 viteve më parë pasi u mrekullua nga flokët e Storm.

Deri tani kali ka siguruar 34.000 ndjekës në Instagram.