Aktualitet Kalo-shqiptarëve: Jeta nuk ka çmim, jemi ende larg fitores

Kalo-shqiptarëve: Jeta nuk ka çmim, jemi ende larg fitores

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo shkruan sot se nuk është i kënaqur nga shqiptarët për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Kalo thotë se mjekët po bëjnë çfarë është e mundur për të sensibilizuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë në spital, megjithatë duhet edhe ndihma e qytetarëve.

MESAZHI I MJEKËVE

Puna, përkushtimi dhe profesionalizmi ynë janë dhe kurdoherë do të jenë në lartësinë e duhur….3.04.2020…..Reparti i urgjencës së shërbimit të sëmundjeve infektive në QSUT….deri më sot shumë e shumë fjalë janë thënë për covid-19…shumë e shumë mesazhe jemi përpjekur të përcjellim në publikun e gjërë në çdo formë informimi për ta….për të mos u bërë të bezdisshëm, kohët e fundit kemi qëndruar pak mënjanë ekraneve. Shumë e shumë plane për infrastrukturën spitalore mbështetëse e protokolle mjekimi për sars-cov2/covid-19 janë hartuar, dhe ato po vijojnë të përmirësohen dita–ditës…. Vetëndërgjegjësimi në mendimin tim ende nuk është ai i dëshiruari…. Vijoni të respektoni çdo gjë që ju kemi këshilluar për distancimin social, vetizolimin, higjienën, ushqyerjen, ajrosjen…. Masat kufizuese të ndërmarra duket se po funksionojnë…. Ne edhe vetë po bëjmë shumë kujdes që të mos shpërdorojmë materialin, i cili na është vënë në dispozicion për mbrojtjen tonë, si dhe të përdorim ppe-të e duhura vetëm e vetëm kur meremi direkt me të dyshuarit apo të sëmurët e prekur nga covid-19, dhe jo në pritje të ardhjes së tyre…. Jemi kurdoherë aty për ju….. Ju duam shumë, na dëgjoni si dhe na respektoni po aq shumë…. Jeta e çdo shqiptari është e paçmimtë…. Jemi ende larg momentit për të thirrur fitore!!!