Kryesore Kalon vetting-un prokurorja që paditi Arta Markun

Kalon vetting-un prokurorja që paditi Arta Markun

Sonila Muhametaj, prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka kaluar procesin e vetting-ut. Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u bë publik sot.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Etleda Çiftja, e ka konsideruar të pastër prokuroren Muhametaj në të treja kriteret e vlerësimit.

Prokurorja Muhametaj është një nga prokurorët “rebelë” që kundërshtoi që të pranonte shortin e paligjshëm për të dhënë pretencën për grupin e Emiljano Shullazit.

Për këtë arsye Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku pasi vendosi masë disiplinore ndaj prokurorëve që refuzuan shortin, e transferoi Sonila Muhametajn në prokurorine e Pukës.

Muhametaj paditi në Gjykatën Administrative kryeprokuroren Marku për këtë vendim, ndërsa Gjykata Administrative i dha të drejtë Muhametajt.