Kuriozitete Kaluan 24 vjet në burg, vëllezërit e pafajshëm do të marrin 4...

Kaluan 24 vjet në burg, vëllezërit e pafajshëm do të marrin 4 milion dollarë si kompensim

Në SHBA u vendos që dy vëllezër të cilët u dënuan djallëzisht për implikim në një vrasje, duke kaluar 24 vjet në burg, do të kompensohen me afro 4 milion dollarë.

Komiteti i Çështjeve të Shtetit në Maryland vendosi njëzëri të paguajë gradualisht 1.9 milion dollarë për secilin, për Eric Simmons dhe Kenneth “JR” McPherson deri në vitin 2025.

Vëllezërit Simmons dhe McPherson u dënuan me burg të përjetshëm nën akuzën e komplotit për të vrarë Anthony Wooden në Baltimore në 1995.

Por Projekti i Pafajësisë, një organizatë jo fitimprurëse luftoi që të dy vëllezërit të lirohen sepse u vërtetua që ata ishin në një vend krejtësisht tjetër në kohën e vrasjes së Wooden.

Projekti gjeti se policia drejtoi një grua në rajon të dëshmonte kundër vëllezërve në këmbim të pagimit të qirasë së saj. Më parë, u pohua se e njëjta grua pranoi një ofertë të ngjashme për një sulm të armatosur po në Baltimorë.

Simmons dhe McPherson u lanë të lirë në vitin 2019.

Eric Simmons i tha Uashington Post se ai humbi nënën e tij ndërsa ishte në burg, se ishte mirënjohës për kompensimin, porse nuk mund të rikthejë kohën që ai kaloi pas hekurave.