Kryesore “Kam folur gjatë me Dukën”, De Biasi njeh trajnerin e Kombëtares: Do...

“Kam folur gjatë me Dukën”, De Biasi njeh trajnerin e Kombëtares: Do të jetë italian

Nuk dihet nëse është driblim i radhës i ish-trajnerit De Biazi apo e vërtetë. Por ish-trajneri i kombëtares në një intervistë për gazetarin Altin Sulçe në RTV Ora ka thënë se me garanci di që trajneri i ardhshëm do të jetë shumë i mirë.

De Biazi ka mohuar në një farë mënyrë që trajneri të jetë ai, por ka thënë se ka diskutuar gjatë një darke me kreun e FSHF Armando Duka shumë gjatë për ekipin kombëtar.

Më mirë në Indi se në Shqipëri?

De Biasi: Indinë e kam lexuar dhe në gazetat shqiptare. Fola dhe më thanë që ka qenë një mundësi për të qenë trajner i kombëtares indiane por nuk janë ato shifrat që duhen.

Nëse Shqipëria do i bënte një ofertë cila do ishte përgjigjja?

De Biasi: Unë nuk jam mësuar të bëj përgjigje mbi supozime. Nëse ka diçka konkrete mund të flasim, por mendoj se presidenti është orientuar drejt një trajneri italian, do bëjë zgjedhjen e tij dhe besoj se do të jetë shumë e mirë

Si e keni parë kombëtaren?

De Biasi: E kam parë në vështirësi dhe ka mundësi më shumë për të bërë por gjithmonë gjërat shihen më mirë kur je brenda sesa jashtë. Pretendoja me Turqinë të bënim më shumë të mos humbnim, të paktën të barazonim. Ne mund t’ia arrinim nivelin e tyre. Me Andorrën e dija që do të fitonin, të paktën të ishin 4 pikë.

Panuci tha se këta janë lojtarët?

De Biasi: Ata janë lojtarët por ndodh gjithmonë që nuk ka gjetur ekuilibrat e duhur mes lojtarëve dhe ndërrimeve. Unë nuk e kam ndjekur shumë Panucin sepse kam qenë shumë i zënë me impenjimet e mia.

Vazhdon ta duash kombëtaren shqiptare?

De Biasi: Patjetër. Jam i lidhur shumë me lojtarët dhe me presidentin. Jam shumë i lidhur me Shqipërinë dhe do vij sa herë të mundem. Do vij jo vetëm kur janë ndeshjet, por dhe për qejf.

Unë si gazetar e di që një ditë do vish në Shqipëri, ti e di?

De Biasi: Unë do të vij në Shqipëri këtë verë me akademinë e futbollit, por nuk e di nëse do të bëjmë gjëra të tjera.