Aktualitet “Kam frikë vetëm Sali Berishën”, Erzen Breçani tregon bisedën e private kur...

“Kam frikë vetëm Sali Berishën”, Erzen Breçani tregon bisedën e private kur arrestoi Lul Berishën

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka treguar në “Opinion” bisedën e tij me Lulëzim Berishën pasi ky i fundit ishte arrestuar në Maqedoni dhe po transportohej në Tiranë.

Në fjalën e tij Breçani tha se Lulëzim Berisha i kishte rrëfyer se personi që kishte më shumë frikë në Shqipëri ishte Sali Berisha.

“E kam shoqëruar Lul Berishën, e shoqërova nga Maqedonia ku u kap dhe komunikova me të në makinë. Në pyetje e sipër i thashë je kriminel, ke vrarë. Jo tha, nuk është e vërtetë. I thashë do të të sekuestrohet pasuria. Ai më tha mua që unë kam frikë vetëm një njeri në Shqipëri, ai është Sali Berisha sepse nuk pranon me bashkëpunu me të dhe të ekzekuton me u marr me veprimtari të tilla. S’bën kompromise. I kam shitë dy troje një personi të tretë dhe nuk më gjeni asnjë lloj pasurie tha”, tha Breçani.

Ndërkohë gazetari Blendi Fevziu lexoi edhe një sms që kishte dërguar avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi në lidhje me pasurinë e tij.

“E ndjej si detyrim profesional t’ju komunikoj se shtetasi Lulzim Berisha të ardhurat e tij i ka të deklaruara te tatimet, meqë kërkojnë që të justifikojë pasurinë”, ishte sms e avokatit Hysi.