Ekonomi “Kam marrë gurë nga Shqipëria për në Dubai”, flet miliarderi që do...

“Kam marrë gurë nga Shqipëria për në Dubai”, flet miliarderi që do të investojë në portin e Durrësit

Mohamed Alabbar është personi që ka në dorë çelësat e kompanisë së njohur Emaar. Kjo kompani e njohur ka ndërtuar Dubain siç e njohim ne sot, ndërkohë që pritet të ndërtojë edhe portin e ri të Durrësit.

Alabbar ka zhvilluar këtë të enjte një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu ku tregoi se Shqipëria ka potencialin e madh për t’u zhvilluar. Ai u shpreh se çmimet e kompanisë së tij varen shumë nga tregjet e vendeve.

Po ashtu ai shtoi se rregulli i firmës që ndërton është që investimet të kryhen nga kompanitë vendase. “Unë po transportoj gurë nga Shqipëria në Dubai, nuk do t’i përdor ato për projektet këtu?”, tha ndër të tjera ai.

Pra politika e çmimeve tuaja varet nga tregjet e vendeve?

Mohamed Alabbar: Po e tillë është klientela. Nëse do të blesh në Shqipëri ti me çmimet e Shqipërisë ecën, ti ato po pret. Cilësia është më e mirë, do ta ngresh pak çmimin, por kurrsesi të shesësh me çmimin e Dubait.

Si do ta përdorin portin e jahteve, marinën? Ne nuk e kemi një port të tillë në Shqipëri, vetëm një shumë të vogël në jug.

Mohamed Alabbar: Vija bregdetare e Adriatikut është fantastike. Vijnë nga Kroacia shkojnë në Greqi dhe e kundërta. Vijnë nga Italia, rrugë e shkurtër kjo.

Italia është më e shtrenjtë.

Mohamed Alabbar: E gjithë Europa është e shtrenjtë, do të ngrenë çmimet, vlerën, shërbimet, por çdo gjë varet si e marketon, shërbimet që ofron dhe cilësinë e tyre.

Zoti Mohamed, ju do të kujdeseni edhe për menaxhimin e projektit? Në Dubai nuk merreni vetëm me ndërtimin, por edhe me menaxhimin e sipërmarrjes së gjithë projekteve gati të çmendura. E kam fjalën për mirëmbajtjen.

Mohamed Alabbar: Ne kemi dëshirë t’i projektojmë hotelet tona, t’i ndërtojmë dhe operojmë vetë.

Hotele dhe ndërtesa?

Mohamed Alabbar: Po edhe tek rezidenca. Në pjesën më të madhe të ndërtimeve, projektojmë, ndërtojmë dhe operojmë vetë në to. Me raste ftojmë marka, emra të caktuara.

Sërish investimet do të bëhen nga kompani vendas?

Mohamed Alabbar: Unë lakoj shumë të përdoren dizejnues vendas, arkitektë, kontraktues vendas. Kjo po ndodh tani në Tiranë, ndërkohë që po shohim Durrësin. Kjo është detyra jonë. Ky është rregulli që ndjekim në çdo vend. Sigurisht mund të kem nevojë për një arkitekt amerikan të më skicojë diçka, por baza është zhvillimi i projektit kryhet nga vendasi.

Edhe kompanitë e ndërtimit duhet të jenë vendore?

Mohamed Alabbar: Kështu duhet të jenë, edhe kompanitë e ndërtimit duhet të jenë vendase.

Le të themi që me një shumë prej 2 miliardë dollarë do të kemi një treg të gjerë për kompanitë e ndërtimit.

Mohamed Alabbar: Po, por rregulli ynë është që duhet të blejnë produktet vendase. Çdo gjë nga Shqipëria, pa specifikuar një gjë nga Italia apo diku tjetër.

Përgjithësi do të përdorni mall në Shqipëri.

Mohamed Alabbar: Unë po transportoj gurë nga Shqipëria në Dubai, nuk do t’i përdor ato për projektet këtu? Kjo është me e pakta që mund të bëjmë për vendet ku operojmë.

“Do të jetë i hapur për publikun”, miliarderi arab që ndërtoi Dubain: Çfarë kemi parashikuar për plazhin në Durrës

Plot 2 miliardë Euro pritet që të investojë në portin e Durrësit kompania e njohur Emaar. Pak e dinë, por kjo firmë është ajo që ka ndërtuar Dubain ashtu siç e njohim në sot, me ndërtesa të bukura dhe teknologji të lartë.

Miliarderi arab ka folur në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në lidhje me investimin e tij në portin e Durrësit. Alabbar u shpreh se shpreson që puna për projektin të nisë shumë shpejt. Ai tha se qeveria shqiptare është eficente dhe shpreson që edhe firma e tij të jetë në të njëjtën lartësi.

Alabbar nuk dha një datë për përfundimin e plotë të projektit. Megjithatë u shpreh se për 2 vite shpreson që të mbarojë puna me plazhin. Aty theksoi se do të bëhet një marinë e vogël dhe do të bëhen disa ndërtesa. Po ashtu ai u shpreh se do të pastrohet plazhi, rëra dhe toka ndërsa pasi u pyet nga gazetari Fevziu u shpreh se plazhi do të jetë publik. “Është më e pakta që mund të bëjmë”, tha ai.

Blendi Fevziu: Kur do të fillojë projekti juaj?

Mohamed Alabbar: Qeveria është tepër eficente dhe këtë gjë shpresojmë edhe për veten. Po them se në muajt e ardhshëm, jo shumë larg.

Qeveria duhet të jetë eficente…

Mohamed Alabbar: Unë parashikoj në muajt e ardhshëm dhe jo më gjatë.

Sa kohë do të zgjasë projekti, nga fillimi deri në fund të themi? Do të kryhet me faza?

Mohamed Alabbar: Po gjithçka varet nga tregu, disa projekte i mbarojmë për 5 ose 6 vite. Disa të tjerë mund të zgjasin 7 vite. Varet nga tregu.

Varet se si reagon tregu…

Muhamed Alabbar: Çdo gjë nis ngadalë derisa njerëzit fitojnë besimi, derisa i siguron që je serioz dhe pastaj merr vrull pune.

Në Shqipëri do t’ia nisni nga porti, marina apo me godinat?

Mohamed Alabbar: Do t’ia nisim nga plazhi me disa riparime. Po bëjmë studime, një marinë e vogël, ndërtesa dhe hotele dhe më pas vazhdojmë.

Kjo fazë e parë do të jetë gati për dy vite, tre?

Mohamed Alabbar: Shpresoj për 2 vite!

Po kjo zonë do të ketë gjithashtu një plazh të saj?

Mohamed Alabbar: Do të bëjmë të pamundurën ta pastrojmë…

Është projekt qyteti apo plazhi?

Mohamed Alabbar: Plazhi do të jetë projekti ynë. Do të pastrojmë rërën, tokën. Ka shumë punë.

Do të bëjnë njerëzit banjo dielli në këto plazhe, do të jenë të lejueshme për të qenë plazhe publike?

Mohamed Alabbar: Po, sigurisht! Kjo është më e pakta që mund të bëjmë.