Bota Kanadaja kërkon 1.4 milionë emigrantë: Arsyet dhe ç’vende pune kërkohen më shumë

Kanadaja kërkon 1.4 milionë emigrantë: Arsyet dhe ç’vende pune kërkohen më shumë

“Shiko, kjo është e thjeshtë: ne kemi nevojë për më shumë njerëz”.

Me këto fjalë, Ministri i Imigracionit i Kanadasë, Sean Fraser, shpalosi planet për të mirëpritur rreth 1.4 milionë emigrantë gjatë tre viteve të ardhshme.

Sipas njoftimit të Fraser, Kanadaja është gati të presë 465,000 banorë të rinj të përhershëm në vitin 2023, 485,000 në 2024-ën dhe deri në 500,000 deri në vitin 2025.

Kjo do të thotë një rritje prej rreth 13% e synimeve fillestare që kishte qeveria kanadeze.

Cili është programi i kërkuar i pikëve me të cilin mijëra njerëz kërkojnë të jetojnë dhe punojnë në Kanada?

Për ta, objektivi kryesor i masës është zvogëlimi i hendekut të punës që ekziston tashmë në vend, ku dhjetëra mijëra vende pune të disponueshme nuk janë plotësuar.

“Plani i emigracionit do t’i ndihmojë bizneset të gjejnë punëtorët që u nevojiten”, – tha Fraser.

Qëllimi kryesor i planit të qeverisë, është rritja e fuqisë punëtore, pasi shumë kanadezë kanë dalë në pension vitet e fundit.

Një nga arsyet kryesore pas hapjes së re, është se vendet e lira të punës që u krijuan gjatë pandemisë Covid-19 nuk u plotësuan më.

Shifrat në këtë kuptim janë paradoksale në Kanada: ndërsa regjistrojnë gjithsej 950,000 vende të lira pune në sektorë të ndryshëm, ka edhe një milion të papunë.

Hendeku krijohet, sepse shumica e tyre nuk kanë mjetet apo aftësitë për të plotësuar ato vende të lira ose, siç ndodh në disa rajone, nuk jetojnë në zonat ku nevojiten punëtorë për momentin.

Krahas këtij fenomeni, sipas asaj që ka bërë me dije qeveria, shtohet edhe se gjithnjë e më shumë qytetarë kanadezë po dalin në pension pas punës, gjë që ka krijuar një vakum që nuk ka mundur të plotësohet.

Përveç kësaj, ky program synon gjithashtu të rrisë zhvendosjen e refugjatëve që aktualisht janë të varur nga ndihma e qeverisë.

Por cilët janë njerëzit që kërkon qeveria kanadeze? Sektori i shëndetësisë, softuerët dhe restorantet.

Nuk është hera e parë që Kanadaja hap kufijtë e saj për të tërhequr më shumë emigrantë, por është hera e parë që bëhet në këtë shkallë.

“Kanadezët e kuptojnë nevojën për të rritur popullsinë tonë nëse do të plotësojmë nevojat e fuqisë punëtore, nëse do të balancojmë një prirje demografike shqetësuese dhe do të vazhdojmë të ribashkojmë familjet”, tha Fraser gjatë zbulimit të planit të ri.

Sean Fraser, Ministri i Emigracionit i Kanadasë

Megjithëse qeveria vuri në dukje se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar ndikon në të gjithë sektorët e ekonomisë kanadeze, shifrat nga analizat e qeverisë tregojnë se një nga më të prekurit është ofrimi i shërbimeve mjekësore.

Dhe ky sektor pasohet nga ndërtimi, prodhimi, hoteleria dhe turizmi, ku përfshihen restorantet.

Sipas Fraser, Kanadaja ka rreth tre punëtorë për çdo shtetas në pension, ndaj synimet e të ashtuquajturit “migrim ekonomik” janë prioritet.

“Ne kemi nevojë për më shumë punëtorë në të gjithë sektorët në të gjitha rajonet e vendit, pavarësisht nëse ata janë punonjës të kujdesit shëndetësor të linjës së parë, shofer kamioni, ndërtues shtëpish apo inxhinierë softuerësh”, – vijoi ai.

Sektori biznesit të bar-restoranteve një nga më të kërkuarit në Kanada

Është e tillë nevoja, saqë edhe pse Partia Konservatore Kanadeze, e cila është në opozitë me qeverinë e Justin Trudeau, ka kritikuar vendimin e shpallur këtë javë, kur ajo kishte pranuar nevojën për hapjen e emigracionit.

Megjithatë, disa ekspertë theksojnë se nuk do të jetë një proces i lehtë për shkak të krizës financiare që po përjeton jo vetëm Kanadaja, por edhe ekonomitë kryesore në botë, e karakterizuar nga rritja e normave të interesit dhe inflacioni i lartë.

Kështu, ekonomisti i Universitetit të Waterloo, Mikal Skuterud thekson se, megjithëse ka shumë arsye për të rritur numrin e emigrantëve në Kanada, situata aktuale nuk është shumë e favorshme për hapjen që dëshiron të arrijë vendi i Amerikës së Veriut.

“Rritja e normave të interesit mund ta bëjë më të vështirë për këta njerëz integrimin në vend pasi të mbërrijnë”, tha Skuterud për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

“Ne jemi në një lloj pike reale kthese. Ka një sasi të madhe pasigurie”, shtoi ai.

Burimi: BBC