Shëndet Kanceri në Shqipëri, njihuni me 4 qarqet më të prekura

Kanceri në Shqipëri, njihuni me 4 qarqet më të prekura

Shqipëria ka 16,4 % vdekshmëri nga kanceri, më pak se në Evropë. Është situatë e moderuar, por është çështje e efektit të moshës dhe do vijojmë të kemi më shumë kancer”, shprehet për Abc News Alban Ylli, specialist i Institutit të Shëndetit Publik.

Në vend të parë renditet kanceri i mushkërive, pas tij vjen kanceri i gjirit.

Kanceri në mushkëri ka 780 raste të reja në vit, mbi 640 raste nga kanceri i gjirit, pastaj vijojnë të tjerat”, thotë Alban Ylli.

Numri i meshkujve që vuajnë nga kanceri i mushkërive sipas Institutit të Shëndetit Publik rezulton të jetë katër herë më i lartë se ai i femrave.

Qarqet me numrin më të lartë të të prekurve janë Tirana, Kukësi, Gjirokastra dhe Korça, ndërsa me raste janë regjistruar në Vlorë, Durrës dhe Berat.

Sa i përket kancerit të gjirit me më pak persona të sëmurë rezultojnë Kukësi, Dibra dhe Durrësi ndërsa me më shumë  Tirana, Fieri dhe Korça.