Aktualitet Kandidati për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino ka shpërndarë...

Kandidati për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino ka shpërndarë një mesazh për të gjithë klubet shqiptare të futbollit. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Fino ndalet më shumë në ato klube që janë përjashtuar nga përfitimi i fondeve të FSHF-së. Për këto klube Bashkim Fino ka dy premtime, e para transparenca dhe e dyta shpërndarje e barabartë fondesh për të gjithë. “Kjo do jetë Asambleja e fundit e mbyllur dhe jo transparente sa i përket çështjes së Buxhetit të FSHF”,- shkruan Bashkim Fino ndër të tjera. Më poshtë reagimi i plotë: Screenshot_7.jpg

Policia Kufitare ka shtuar masat për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike përgjatë gjithë kufirit detar dhe atij të gjelbër.

Kontrolle nga toka dhe deti janë kryer për gjatë vijës bregdetare në vend.

Policia Kufitare e Durrësit në bashkëpunim me Delta Forcë ka kryer patrullime e kontrolle 24 orë në det të mjeteve lundruese nga Kepi i Rodonit deri në Velipojë në grykë derdhjen e Bunës.

Gjatë këtyre operacioneve, policia ka kryer kontrolle të objekteve të braktisura të zonave të pyllëzuara afër vijës bregdetare, me qëllim zbulimin e vendeve ku mund të fshehin lëndën narkotike për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë.

Në operacionet e mësipërme kanë marrë pjesë Njësitë e Delta Forcë, Drejtoritë vendore të Policisë, Rojet Bregdetare dhe Qendra Operacionale e Guardia di Financa në Shqipëri.