Politika “Kanë punuar fshehtazi kundër reformës në drejtësi”, Rama sulmon LSI-në me shprehjen...

“Kanë punuar fshehtazi kundër reformës në drejtësi”, Rama sulmon LSI-në me shprehjen e Metës

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar LSI-në se ka mbajtur qëndrim të dyzuar përsa i takon reformës në drejtësi.

Duke përdorur me ironi shprehjen e Ilir Metës, Rama tha se LSI-ja kësaj rradhe ka dalë haptazi kundër reformës në drejtësi dhe “jo duke hedhur gurin me qetësi dhe fshehur dorën me dashuri”. 

Edi Rama: LSI-ja kësaj rradhe haptazi dhe jo duke hedhur gurin me qetësi dhe fshehur dorën me dashuri.

Ilva Tare: Pse kur e ka bërë këtë?

Rama: E ka bërë gjatë gjithë kohës, që nga fillimi që ne kemi nisur procesin e Reformës në Drejtësi.

Tare: Ju po flisni për aleatin tuaj kur ishit në bashkëqeverisje, për LSI-në? Ka fshehur dorën?

Rama: Po, ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri në raport me Reformën në Drejtësi.

Tare: Çfarë ka bërë?

Rama: Ka qenë vazhdimisht një qenie e dyzuar, tjetër në publik, tjetër në tavolinë.