Extra Kanë vetëm 5 muaj të lidhur, por Rita Ora dhe Taik Waititi...

Kanë vetëm 5 muaj të lidhur, por Rita Ora dhe Taik Waititi po diskutojnë të martohen

Rita Ora dhe i dashuri i saj Taik Waititi po shijojnë romancën e tyre e cila ka filluar para 5 muajve. Takimet e tyre filluan në Mars të këtij viti dhe tani jetojnë të dy në Los Angelos. Sipas një burimi të besueshëm për “New Idea” Taika e quan Ritën “grua” gjatë gjithë kohës dhe Rita vetë shprehet se ai do jetë burri i saj i parë dhe i fundit.

Thuhet se me shaka Rita i thotë miqve të saj që do të martohet me një ceremoni të shpejtë dhe më pas do organizojë një festë të madhe më vonë.

Taika ishte martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por u nda në vitin 2018, ndërsa Rita nuk është martuar asnjëherë më parë.