Aktualitet Kanos me armë një shtetas, pezullohet gardisti

Kanos me armë një shtetas, pezullohet gardisti

Një efektiv i Gardës së Republikës është pezulluar nga detyra, nën dyshimin se ka kanosur me armë një person.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së sotme, në një lavazh makinash, ku rreshteri me inicialet K.N pas një debati ka nxjerrë pistoletën.

Shtetasi i kërcënuar ka bërë kallëzimin pranë komisariatit numër 3 të policisë, efektivët e të cilit kanë bërë pak më vonë shoqërimin e gardistit.

Ky i fundit, sikurse e kërkon rregullorja, është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.