Extra Kantautori i “I Love Rock ’n’ Roll” ndërron jetë për shkak të...

Kantautori i “I Love Rock ’n’ Roll” ndërron jetë për shkak të koronavirusit

Kantautori i këngës “I Love Rock ‘N’ Roll”, Alan Merrill, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vajza e tij, Laura nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke shkruar: “Ju nuk e mendoni se do të ndodhë me ju apo familjen tuaj të fortë. Qëndroni në shtëpi nëse jo për vete, për të tjerët”.

Në postimin e saj, Laura shkruan se Alan ishte duke u mjekuar për ftohje, por më pas e kuptoi se ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës. Mendohet se ai mund të jetë infektuar në një koncert që mbajti disa javë më parë.