Sport Kaos total te Napoli, refuzohet urdhri i presidentit De Laurentiis

Kaos total te Napoli, refuzohet urdhri i presidentit De Laurentiis

Kaos total në shtëpinë e Napolit, pas kryengritjes së futbollistëve (në përfundim të ndeshjes së Championsit ndaj Salzburgut), që nuk pranuan të shkonin në grumbullim, por iu drejtuan banesave të tyre pa autorizimin e drejtuesve më të lartë të klubit, që gjatë gjithë natës kanë qëndruar në qetësi, pa dhënë asnjë koment rreth kësaj situate.

“La Republica” rindërton ngjarjet që pasuan vërshëllimën e trefishtë të kryesorit, me futbollistët që iu drejtuan dhomave të zhveshjes, ndërsa presidenti De Laurentiis ishte larguar nga “San Paolo”.

Pikërisht pas barazimit me ekipin austriak, futbollistët e Napolit, të drejtuar nga Lorenzo Insigne, janë përballur me tone të ashpra me zëvendëspresidentin e skuadrës, Edoardo De Lauentiis: “Ne po kthehemi në shtëpitë tona, thuaja edhe babait tënd…”

Mësohet se futbollistët kanë marrë edhe mbështetjen e trajnerit Ancelotti për këtë vendim.

“Çfarë do të ndodhë tani?”, ngre pyetjen e përditshmja italiane. Tani topi kalon te presidenti (i cili ende nuk ka reaguar për gjithçka ka ndodhur), autoriteti drejtues i të cilit është vënë në diskutim nga Insigne dhe shokët e tij, që minimalisht rrezikojnë një gjobë të majme. Kundërshtitë e skuadrës, e udhëhequr nga Insigne, ndaj drejtuesve, hapin në fakt një “luftë civile” sportive, thekson “La Rebublica”.