Extra “Kapa në flagrancë burrin me kolegen! Ajo është shtatzënë, por unë dua...

“Kapa në flagrancë burrin me kolegen! Ajo është shtatzënë, por unë dua ta fal tradhtinë”

Historitë e tradhtisë janë ndër më të ndryshmet. Një grua 33-vjeçare kapi mat burrin me fqinjen, njëkohësisht edhe kolege, e cila ka mbetur shtatzënë.

Pavarësisht se do ta falë burrin, nuk është e sigurtë nëse mund t’ia dalë. Për këtë arsye, i ka shkruar një letër psikologes Deidre, ku kërkon këshillë si të zgjidhë këtë situatë.

Letra: Unë shkova për një fundjavë tek nëna ime dhe kur u ktheva në shtëpi, gjeta bashkëshortin tim në krevat me kolegen. Ne kemi qenë bashkë për 8 vite.

Ai është 37 vjeç, unë 33. Gruaja tjetër është vetëm 24 vjeçe, e dobët, me flokë të zeza dhe shumë e bukur.

Ne kemi patur disa debate rreth tradhtisë në të kaluarën, por e dija që thellë-thellë më donte mua. Unë u çmenda kur i kapa bashkë. E nxora atë jashtë dhe e detyrova burrin të flinte në divan për një javë. Të dy e dinim për këtë grua. Ajo është nënë beqare me një djalë 4 vjeç që jeton pranë nesh.

Kemi dalë shpesh darkave me të, kur nëna ia mbante djalin. Ish-partneri e tradhtoi dhe ajo vendosi të ndahet. Bashkëshorti im i propozoi të punonte në kompaninë e tij që ta ndihmonte.

Ajo e la punën kur i kapa bashkë dhe mendova se gjërat po qetësoheshin. Por më pas dëgjuam se është shtatzënë dhe babai është burri im. Ai është zemëruar me të, pasi i tha se kishte pirë kontraceptivë dhe tani nuk do të ketë përgjegjësi për gruan apo fëmijën. E konsideron tradhtinë si një moment çmendurie duke shtuar se nuk ka ndjenja për të.

Ajo erdhi tek ai, i cili nuk ia doli ta refuzonte. Por unë jam e shkatërruar. E rikthej çdo skenar në trurin tim. E kisha harruar imazhin e tyre në krevat, por tani s’më hiqet nga koka.

E dua atë shumë dhe ai do që të jemi bashkë gjithmonë. Ai thotë se ka bërë gabim që e ka lejuar këtë gjë. Ndërsa ajo del në rrugë me një buzëqeshje dhe vetëbesim në fytyrë. E urrej. Dua ta fal burrin tim, por se di nëse mundem. A do e heq dyshimin se ai nuk do më tradhtojë më kurrë?

Deidre: Mendoj se sa e vetëkënaqur mund të ndihet ajo kur po pret një fëmijë si nënë beqare. A e ka gënjyer burrin tënd për pilulën apo gjatë momentit të nxehtë, ai nuk e ka pyetur?

Shpresoj që të fitosh besimin në martesën tënde. Por mos mendo se bashkëshorti yt nuk do kujdeset për fëmijën. Ai ka obligime legale për të. Nëse biseda mund të nxehet, shkruaji asaj që dëshiron testin e ADN-së nëse kërkon që bashkëshorti yt të ketë përgjegjësi.

Ai është një burrë i rritur dhe askush nuk e detyron që të bëjë seks të pambrojtur. Nuk është as faji i fëmijës.