Aktualitet Kapen adoleshentet e ‘tmerrshme’ në Tiranë

Kapen adoleshentet e ‘tmerrshme’ në Tiranë

Dy vajza vetëm 18-vjeçare janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për dy vjedhje. Ato akuzohen se i kanë vjedhur telefonin një gruaje dhe një tjetre çantën me para.

Sipas policisë në pranga u vunë Evangjelia L, 18 vjece dhe Anxhela B, po 18-vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

“Lidhur me ngjarjet e datës 10.02.2017 dhe 16.2.2017 që bëjnë fjalë për vjedhjen e telefonit “Samsung”, pronë e shtetases A.S dhe vjedhjen e çantës me (7.000 lekë), të shtetases M. S, datë 16.02.2017, ora 22:30, u arrestuan shtetaset Evangjelia L, 18 vjece ,banuese në Tiranë, dhe Anxhela B, 18 vjece,banuese në Tiranë”- njofton policia.