Aktualitet Kapen me 136 monedha ari në bagazh, arrestohen nga policia dy shqiptarët

Kapen me 136 monedha ari në bagazh, arrestohen nga policia dy shqiptarët

Dy qytetarë shqiptarë, respektivisht 24 dhe 27, u arrestuan nga policia italiane, pasi u kapën me 136 monedha ari në çantë.

Shqiptarët u përcaktuan si të dyshimtë nga polici i kontrollit të dokumentacionit para të cilit deklaruan se nuk kishin bagazhe me vete.

Oficerët e policisë kufitare, pasi nuk u bindën për vërtetësinë e deklaratave, kryen kontrolle të mëtejshme dhe, vetëm duke parë biletat e udhëtimit ata gjetën se secili prej tyre kishte nga një bagazh. Kërkimet e mëtejshme zbuluan se ata kishin fshehur në qeset e rrobave 136 monedha ari, për të cilat nuk deklaruan asgjë në pikën e kalimit.

Të dy të huajt, në fund të hetimeve janë proceduar në një gjendje lirie për veprën penale të mosdeklarimit të sendeve me vlerë.

Që nga java e parë e shtatorit, policia kufitare në Itali, kanë në ndihmë pajisje kontrolli elektronike.

Nëpërmjet saj janë bërë në katër raste ndalime të personave si dhe kapja e 136 monedha ari me vlerë mbi 80 mijë euro.