Aktualitet Kapet kroati i përfshirë në rrëmbimin e Bleona Matës

Kapet kroati i përfshirë në rrëmbimin e Bleona Matës

Një shtetas kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagreb dhe është burgosur nga autoritetet kroate.

Në lajmet kroate shkruhej se shtetasi Sadat Toskic u kap flagrancë duke regjistruar 4 fëmijë, por akuzohet edhe për rrëmbimin e fëmijëve të tjerë.

Dyshohet se në mars të vitit 2010 ai rrëmbeu edhe Mitat Ibraimin afër Shkupit dhe në maj po të këtij vitit rrëmbeu edhe Bleona Matën nga mali Pikëllime i fshatit Zapot në Kukes.

33- vjecari Sadat Toskic ka përfunduar ne burg raportojnë mediat e huaja, pasi ne 12 mars te vitit 2012 sëbashku me shtetasen kroate Sanja Krishto 35-vjeç kane rrëmbyer 4 fëmijë shqiptare dhe i kanë regjistruar me dokumenta false në Zagreb, ku nuk ka asnjë të dhënë mbi këta katër të mitur shqiptarë, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Mitat Ibraimi, 8-vjeçari që u rrëmbye para oborrit të shtëpisë në fshatin e tij afër Shkupit.

Redaksia e “Pa Gjurmë” në bashkëpunim me kolegët në Maqedoninë e Veriut kanë nisur investigimet intensive rreth këtij lajmi për të hedhur dritë, pasi është e rëndësishme të zbulohen emrat e tjerë fëmijëve shqiptarë të rrëmbyer nga ky grup kriminal në Kroaci.