Aktualitet Kapet me drogë dhe armë, por policia i fsheh identitetin dhe inicialet

Kapet me drogë dhe armë, por policia i fsheh identitetin dhe inicialet

Një sasi prej 30 kilogram drogë është sekuestruar në një operacion policor të quajtur “Home”, në Llakatund të Vlorës.

Në këtë aksion ra në pranga edhe një person, i dyshuar si posedues i kanabisit.

Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike, njofton policia, por pa dhënë identitetin apo inicialet e personit të arrestuar në flagrancë.

Ndërkohë, në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.