Bota Kapet peshku i “artë” më i madh në botë (FOTO)

Kapet peshku i “artë” më i madh në botë (FOTO)

Një peshkatar nga Mbretëria e Bashkuar ka kapur një peshk të ‘artë’ që peshon 30,5 kg, potencialisht më i madhi në botë.

Andy Hackett, 42 vjeç e kapi peshkun, ndërsa peshkonte në Bluewater Lakes në Champagne, Francë.

“Gjithmonë e kam ditur që një peshk i tillë ishte diku rrotull, por nuk e mendoja kurrë se mund ta kapja një ditë. Pata fat”, tha peshkatari.

Sipas mediave angleze, këtij peshkatari iu deshën 25 minuta që ta kapte këtë peshk të kuq të rrallë.

Mediat shkruajnë se ai është një peshk i artë në vetvete, fanatik i natyrës me ngjyrë portokalli është në fakt një specie hibride e krapit të lëkurës dhe krapit koi, peshk dekorativ që zakonisht gjendet në pellgje.