Bota Kapet peshku tepër i rrallë, është më i vjetër se dinozaurët

Kapet peshku tepër i rrallë, është më i vjetër se dinozaurët

Një peshkatar i quajtur Kevin Zirjacks ka mbetur i habitur pasi kapi një peshk jashtëzakonisht të rrallë që është më i vjetër se dinozaurët. Ai ishte duke peshkuar në lumin e Kansas në SHBA.

Kjo është hera e 16 që kapet një peshk i tillë në Kansas për më shumë se 25 vjet, sipas Departamentit të Kafshëve të Egra dhe Parqeve të shtetit, i cili shpërndau në Facebook, foton e Kevin Zirjacks së bashku me peshkun dhe shkruan: “Shikoni këtë kapje të rrallë nga një peshkatar në lumin Kansas! Ky peshk i madh është një Sturgeon i Liqenit dhe është shumë e pazakontë për t’u gjetur! Para kësaj kapjeje, biologët tanë kanë regjistruar vetëm 15 kapje të tjera të këtij peshku gjatë 25 viteve të fundit. Dëshirojmë të përgëzojmë Kevin Zirjacks për këtë kapje tepër të rrallë!”

Peshku Sturgeon është një i afërm i largët i peshkaqenëve dhe mund të jetojë deri në 100 vjet. Ata kanë qenë në sistemet e ujit të Amerikës së Veriut për miliona vjet, me fosilin e parë të regjistruar që daton 135 milionë vjet më parë – duke i bërë ato speciet e vjetra të liqeneve.

Kjo është afërsisht 70 milionë vjet përpara se dinozaurët e fundit të zhdukeshin. Peshku Sturgeon mund të rritet deri në 2.2 m i gjatë dhe mund të peshojë 109 kg.

Ato konsiderohen të rrezikuara në disa pjesë të Amerikës për shkak të mbipeshkimit në vitet 1800 dhe 1900.