Aktualitet Kapet rreth një ton kanabis në Kapshticë. Lëvizte në drejtim të Greqisë

Kapet rreth një ton kanabis në Kapshticë. Lëvizte në drejtim të Greqisë

Rreth një ton lëndë narkotike mendohet të jetë sasia e drogës së gjetur në njërin prej kamionëve që u bllokuan në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ndërkohë që është duke u kontrolluar edhe kamioni i dytë.

Dy automjetet e transportit të mallrave u bllokuan në kufi, pasi policia ra në gjurmë të ngarkesës së dyshimtë që ata po transportonin.

Dy kamionët udhëtonin nga kryeqyteti në drejtim të Greqisë, ndërkohë që destinacion final kishin Turqinë.

Procesi i skanimit për kamionin me targa AA 874 UZ zbuloi edhe sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike, e cila ishte ambalazhuar në thasë, ndërkohë që specialistët e Antidrogës, por edhe forca të shumta policie janë duke kryer veprimet në territorin doganor.

Ende nuk është peshuar plotësisht sasia e lëndës narkotike, e llojit canabis sattiva, ndërkohë që po punohet edhe me kamionin e dytë, ku përsëri është gjetur lëndë narkotike.