Një tjetër rast trondit Rusinë. Artem Dzyuba, kapiten dhe simbol i kombëtares ruse ka kërkuar të mos thërritet për stazhin e përfaqësueses.
Pas sulmit të nisur nga Putin në Ukrainë, skuadra e drejtuar nga Valeri Karpin u përjashtua nga play-offi i Kupës së Botës, që duhej t’i kishte parë në fushë më 24 mars në Moskë kundër Polonisë, tani vjen goditja nga kapiteni.
Sulmuesi 33-vjeçar i Zenit të Shën Petersburgut nuk do të marrë pjesë në stazhin e kobtares, siç u komunikua nga vetë trajneri rus përmes faqes së internetit të Federatës së Futbollit: “Të dielën folëm me Artem në telefon dhe ai siguroi por tani – për shkak të situatës së vështirë në Ukrainë, ku ka shumë të afërm – ai kërkoi falje dhe kërkoi arsye familjare për të mos e thirrur për këtë takim. Ne ramë dakord që të mbajmë kontakte me të dhe do ndjekim ndeshjet e tij me Zenit”.
Ndoshta vendimi i tij u ndikua edhe nga akuzat e ashpra të disa lojtarëve ukrainas që luajnë në Premier League, Mykolenko dhe Yarmolenko, të cilët kishin kritikuar heshtjen e tij bashkëfajtore përballë mundimeve të vendit të tyre Ukraine.
“Ndërsa ti, bastard Dzyuba, hesht së bashku me shokët e skuadrës së ndyrë, civilët po vriten në Ukrainë. Ti dhe fëmijët e tu do të detyroheni të fshiheni në një vrimë për pjesën tjetër të jetës tuaj. Dhe unë jam shumë i kënaqur që askush nuk do te jete aty për ju. nuk do të fal kurrë, bastardë”, kishte shkruar Mykolenko në Instagram.
Ndërsa Yarmolenko kishte ftuar dikë të “tregonte b*let në jetën reale pasi e kishte bërë para një kamere”, duke iu referuar një videoje me dritë të kuqe që shihte Dzyuba si protagonistin e episodit për të cilin edhe u pezullua për një periudhë nga kombëtarja e tij në fund të vitit 2020.
Akuza të cilave gjiganti gati dy metra i ishte përgjigjur me një postim të gjatë ku thoshte “kundër çdo lufte”, por edhe “krenar që jam rus”, pa dashur dhe pa mundur të dënojë agresionin brutal të Putinit. Tani heqja dorë nga veshja e fanellës së kombëtares dhe zbulimi i të pasurit shumë të afërm në Ukrainë: mundimi i Dzyubës është i njëjtë me atë të shumë rusëve që po u copëton shpirtin nga lufta.