Aktualitet Karaburun, nxirren nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni

Karaburun, nxirren nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni

Dy predha artilerie dhe një bombë aviacioni, municione luftarake të Luftës së II Botërore janë gjetur në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka publikuar disa fotografi të këtyre municioneve.

“Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve”, theksoi Xhaçka.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi i tillë në Shqipëri. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Ky park gjatë sezonit turistik veror në 2018, ishte destinacioni më mbresëlënës për 45000 turistë vendas dhe të huaj.