Bota Karantinë shtet pas shteti? Bill Gates: Nuk është aspak një zgjidhje e...

Karantinë shtet pas shteti? Bill Gates: Nuk është aspak një zgjidhje e mirë

Bashkëthemeluesi dhe multimilioneri i Microsoft-it, Bill Gates tha që mbyllja e shtet-pas-shteti në SHBA nuk është aspak një zgjidhje e mirë për të parandaluar përhapjen e një virusit koronar.

“Lajmi i mirë është se Kina ka bërë një karantinë serioze, më rigoroze sesa do të bëjnë shtetet më të mira të SHBA. Pas gjashtë javësh, ata filluan të hapen ngadalë dhe numri i infektimev të reja ra. Ky është një lajm shumë i mirë”, tha ai.

“Kur shikojmë numrat e tyre dhe, për shembull, ata në Korenë e Jugut, e cila ka vendosur situatën nën kontroll, është e qartë se SHBA janë duke pritur për një periudhë të vështirë. Ne mund të aplikojmë karantinë, e cila do të zgjasë nga 6 deri në 10 javë, por duhet të ndodhë në të gjithë vendin. Ne kemi nevojë për të rritur në mënyrë dramatike nivelet tona të testimit, të mbyllim vendin, dhe kështu të zvogëlojmë numrin e vdekjeve para se të rritet”, tha Gates për CNN.

Ai theksoi që sa më shpejt që SHBA të aplikohet karantina, dëmi ekonomik do të jetë më pak.

“Pas kësaj, ne do të kemi një problem ekonomik, kështu që këshillohet që problemi të zgjidhet sa më shpejt, por mbyllja e shtetit nga shteti nuk do të na ndihmojë. Ne do të kemi rritje eksponenciale në rastet kur nuk kemi karantinë serioze”, tha Gates duke shtuar që shtete me më pak se 200 raste janë në karantinë.

“Le të themi që keni 100 raste në vend tani, por ai numër do të rritet me 33 përqind çdo ditë. Së shpejti do të arrini mijëra e dhjetë mijë. Flasim për rritje eksponenciale nëse nuk e ndalojmë atë përhapjen”, tha Gates.