Ekonomi Kartat bankare Credins do jenë të përbëra me material 99% të tretshëm...

Kartat bankare Credins do jenë të përbëra me material 99% të tretshëm në mjedis

E përbërë me 99% material të tretshëm, kartat Eco Credins vijnë si një risi jo vetëm për bankën tone, por për gjithë tregun bankar ne Shqipëri. Banka Credins po lançon të gjitha kartat bankare, të debitit dhe të kreditit, të përbëra me material të tretshëm 99% në mjedis si pjesë e angazhimit tonë për të reduktuar impaktin në mjedis. Ky projekt kaq i bukur realizohet për çdo kartë që do lëshojmë si për individë dhe për biznese në çdo degë të bankës Credins. Reduktimi i plastikes dhe prodhimi i kartës me material të tretshëm, ndikon që të kursejmë minimalisht 500 kg plastikë të prodhuar dhe hedhur në mjedis në vit ose ekuivalentin e 3,000 kg CO2.

Z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i bankës Credins, thotë: “Objektivi ynë final është të reduktojmë plotësisht plastikën e kartave bankare dhe të prodhojmë kartat tona Eco me material të tretshëm në mjedis, i cili përfaqëson një hap simbolik, por të rëndësishëm në drejtim të reduktimit të ndotjes dhe ruajtjes së mjedisit”. Ky është vetëm një nga iniciativat e shumta të ndërmarra ne ketë drejtim ku jo vetëm ndihmojmë veten, po dhe klientët tanë për të reduktuar impaktin tonë në planet. Ne do lëshojmë kartat e para Eco duke filluar nga 13 Janar 2022.

Duke folur për iniciativat e Bankës Credins drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney vlerësoi Credins Bank për angazhimin e treguar në përshpejtimin e zbatimit të SDG-ve: “Tani, më shumë se kurrë, shohim se sektori privat ka një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e zbatimit të SDG-ve. Në vitin 2021 kemi punuar me Credins Bank për të mbështetur aplikimin e tyre në Global Compact dhe jemi të lumtur që shohim angazhimin e bankës drejt veprimit real mbi SDG-të”.

Viti 2021 ishte mjaft i rëndësishëm për Bankën Credins, pasi u anëtarësuam me të drejta të plota ne Global Compact, duke mbështetur të 10 parimet bazuar në katër shtyllat kryesore: të drejtat e njeriut, punësimi, mjedisi dhe antikorrupsioni. Nëpërmjet këtij anëtarësimi, ne shprehëm angazhimin tonë për ti bërë UN Global Compact dhe parimet e saj, pjese të strategjisë, të kulturës dhe mënyrës tone të përditshme të të punuarit dhe të angazhohemi në projekte bashkëpunuese për të ndihmuar ne avancim dhe zhvillim të mëtejshëm të objektivave të UN dhe veçanërisht atyre për një Zhvillim të Qëndrueshëm.

Vetëm përgjatë 2021, Banka Credins ka finalizuar me sukses shumë projekte të bukura në drejtim të këtyre nismave si: ndërtimi i stacioneve të biçikletave pranë degëve të bankës Credins, lançuam “food bank” duke shpërndarë çdo muaj ushqime për shtresat në nevojë anembanë Shqipërisë, kemi prodhuar materialet tona me letër të riciklueshme, kemi rinovuar flotën tonë të re me makina elektrike, si dhe kemi mbjellë pemë anembanë Shqipërisë. Gjithashtu, një nga projektet me të bukura përgjatë 2021 për të cilin ndihemi krenar është lançimi i të pares platformë crowdfunding në Shqipëri për mbledhje të fondeve nga publiku “Smile”, për realizimin e projekteve sociale për fuqizimin e shoqërisë.

Banka Credins tashme prej 19 vitesh në tregun bankar shqiptar dhe një nga dy bankat kryesore sot ne treg, ka qenë dhe do vazhdojë të jetë e angazhuar për zbatim të shumë projekteve që sjellin impakt pozitiv për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë dhe për të qenë një model për një botë me të mire për shume biznese në rrugëtimin tonë për Zhvillim të Qëndrueshëm.