Bota Katalonja qëndron e përçarë, triumfojnë separatistët

Katalonja qëndron e përçarë, triumfojnë separatistët

Zgjedhjet e parakohshme rajonale në Katalonjë i hapën rrugën përplasjes së radhës të krahinës rebele me Madridin. Pas numërimit të votave, partitë pro pavarësisë kanë siguruar shumicën në parlamentin rajonal.

Megjithatë partia unioniste “Qytetarët”, e cila kërkon që Katalonja të vazhdojë të jetë pjesë e Spanjës, ka marrë numrin më të madh të votave si forcë e vetme.

Në total, separatistët e përbërë nga tre forca politike kanë siguruar 70 vende në parlamentin me 135 të tilla, ndërsa forcat unioniste vetëm 57. Sipas ligjit, mandati për të formuar qeverinë i shkon forcës që ka marrë më shumë vota dhe kjo është partia e “Qytetarët”, me 38 të tilla.

Por separatistët mund të kërkojnë gjithashtu të drejtën e formimit të qeverisë, pasi kanë numrat për këtë. Pavarësisht kësaj, ekspertët duket se ndajnë që të gjithë të njëjtin mendim se zgjedhjet e shpallura nga Madridi pas referendumin katalanas dhe shpalljes së pavarësisë, nuk do të bëjnë asgjë për të zgjidhur krizën politike në këtë rajon.

Nuk ka dyshim se rezultati i zgjedhjeve është një disfatë për kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, që tentoi të mposhtte separatistët, por vota për ta dhe pjesëmarrja mbi 80%, tregoi se u gabua.