Aktualitet Katari sjell 10 tonelata ndihma, maska, syze e veshje mbrojtëse kundër Covid-19

Katari sjell 10 tonelata ndihma, maska, syze e veshje mbrojtëse kundër Covid-19

Katari ka sjellë 10 tonelata ndihma me materiale mbrojtëse për Covid-19.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë Manastiruliu, e cila shkruan se ndihmat kanë mbërritur sot në Rinas dhe do jenë ndihmë për mjekët e infermierët në vijën e parë.

“Një tjetër gjest solidariteti nga shteti i Katarit për vendin tonë. ✅ 10 ton materiale të mbrojtjes personale, maska, mbrojtëse për fytyrën, syze dhe veshje speciale kanë mbërritur sot në aeroportin “Nënë Tereza”, në ndihmë të mjekëve në vijën e parë, për përballimin e #COVID19. Mirënjohje shtetit të Katarit për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë në ditë të vështira🙏 🇦🇱🇶🇦”, shkruan Manastirliu.