Bota Katedralja e Notre-Dame në flakë, reagon Macron dhe Trump: E tmerrshme

Katedralja e Notre-Dame në flakë, reagon Macron dhe Trump: E tmerrshme

Zjarri i fuqishëm në katedralen e Notre-Dame në Paris ka sjellë reagimin e menjëhershëm të lidervë francezë dhe të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Një zyrtar i Pallatit të Elisesë tha se presidenti francez Emmanuele Macron ka anuluar fjalimin e tij dhe është nisur për të shkuar te Katedralja, ndërkohë që vetë presidenti shprehet i trishtuar.

‘Katedralja e Notre-Dame në Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Frymëzimi për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar që po e shohim duke u djegur’, shkruan Macron në Twitter.

Gjithashtu edhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo është mobilizuar për këtë ngjarje të rëndë.

‘Një zjarr i tmerrshëm është ka rënë në katedralen Notre-Dame në Paris. Të gjitha zjarrfikëset janë duke u përpjekur për të vënë nën kontroll flakët. Ne jemi të mobilizuar në vend në lidhje të ngushtë me @ dioceseParis . Unë ftoj të gjithë që të respektojnë perimetrin e sigurisë’, shprehet kryebashkiakja e Parisit.

Ndërkohë Trump thotë se duhet vepruar sa më shpejt për shuarjen e flakëve.

‘E tmerrshme të shohësh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta avionët mund të përdoren për ta shuar zjarrin. Duhet të veprojnë shpejt!’, sugjeron Trump.