Aktualitet Katër të plagosur me armë zjarri në Tiranë, mes tyre dy të...

Katër të plagosur me armë zjarri në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lundër të Tiranës mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.

Mes tyre janë edhe dy të mitur.

Ata janë dërguar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmë mjekësore.

“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. Stafa, 34 vjeç, K. Mullai, 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç”, njoftoi policia.

Tre prej të lënduarve janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa i mituri 11-vjeçar paraqitet në gjendje më të rëndë.

Mësohet po ashtu se atentati ka ndodhur afër Tregut Agro-ushqimor në Lundër. Më pas makina “G-Class” që drejtohej nga 34 vjeçari ka ardhur 2 km më larg, po në Lundër për t’i shpëtuar atentatit.

Në këtë pikë dyshohet se pasi mbetën të plagosur janë dërguar me një makinë tjetër në spitalin e Traumës.

Uniformat blu thonë se kanë ngritur një grup hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Për këtë arsye janë sekuestruar disa prova që do të shërbejnë edhe për zbardhjen e identitetit të autorëve.