Aktualitet Katër të rinj vdesin në një aksident në Itali, një prej tyre...

Katër të rinj vdesin në një aksident në Itali, një prej tyre shqiptar

Katër të rinj të moshës 18-19 vjeç, njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare, humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor që u regjistrua në orët e para të mëngjesit në rajonin e Marca.

Të rinjtë po ktheheshin nga një festë në Godega di Sant’Urbano, kur mjeti tip Volkswagen Polo, rrëshqiti në një kthesë dhe më pas doli nga rruga, për t’u përmbysur në një kanal.

Përplasja ishte tepër e fortë dhe 4 të rinjtë ndërruan jetë në vendngjarje.

Viktimat, të cilët ishin bashkëmoshatarë, u identifikuan si Daniele De Re, Xhuliano Kellici (me origjinë shqiptare), Daniele Ortolan dhe Marco Da Re.