Kryesore Katër viktima dhe 707 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Katër viktima dhe 707 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Katër qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Qytetarët që humbën jetë nga koronavirusi janë nga Tirana (dy), Lushnja dhe Fieri, të moshave 76-89 vjeç.

Rastet reja– Janë kryer 3307 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnje, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Gjirokastër dhe Delvinë, 8 raste në Mallakastër, Shijak, Kuçovë,7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, Konispol, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj.

Të shëruarit- Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale– Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.