Kryesore Katër viktima dhe 853 raste të reja me Covid

Katër viktima dhe 853 raste të reja me Covid

Katër persona humbën jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e koronavirusit. Ata janë 65-vjeçar nga Tirana, një tjetër 65-vjeçar nga Shkodra, një 67-vjeçar nga Konispoli dhe një 84-vjeçar nga Durrës. Shkon kështu në 2505 numri i viktimave në vend që nga nisja e pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të enjte një rënie të lehtë të infektimeve të reja. Nga 5637 testime kanë rezultuar pozitivë 853 qytetarë.

Numrin më të madh të rasteve e mban Tirana me 231 të tillë e ndjekur sërish nga Shkodra me 99 raste. Më pas vijnë Lezha, Durrësi dhe Kavaja, por infektime të reja ka pothuajse në të gjitha bashkitë.

Aktualisht janë 10 915 persona të sëmurë aktivë në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv vijon të rritet numri i pacientëve. Aty po marrin trajtim 103 persona nga të cilët 16 janë në gjendje më të rëndë. 526 persona u konsideruan të shëruar duke e çuar numrin e atyre që e kanë kaluar sëmundjen në mbi 134 mijë.