Kryesore “Kathimerini”: Greqia nuk do të bllokojë Shqipërinë për në BE, por ka...

“Kathimerini”: Greqia nuk do të bllokojë Shqipërinë për në BE, por ka kushte

Kyriakos Mitsotakis

Greqia nuk do të bllokojë ambicien e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por duhet të kërkojë disa lëshime në këmbim, thonë analistët.

Greqia nuk do i thotë jo asnjërit. Sidoqoftë do të vendosë kushtet e saja” tha një burim i afërt me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan gazeta ‘Kathimerini’ në një shkrim të publikuar dje në mbrëmje.

Vëzhguesit thonë se Athina do t’i kërkojë që Shkupi të zbatojë rreptësisht marrëveshjen e Prespes,

Në rastin e Shqipërisë, Athina pritet të kërkojë mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare.

Në tetor, Këshilli i Europës do të vendosë nëse do të hapë negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë apo jo.