Extra Katy Perry shtatzënë për herë të parë: Sekreti më i madh i...

Katy Perry shtatzënë për herë të parë: Sekreti më i madh i jetës sime

Katy Perry është shtatzënë. Këngëtarja zbuloi lajmin e lumtur në videoklipin e këngës së re, “Never Worn White,” që u publikua pak orë më parë.

Ky do të jetë fëmija i parë për Katy-n dhe fëmija i dytë për të fejuarin e saj, Orlando Blooom, i cili ka një djalë 9-vjeçar të quajtur Flynn me ish bashkëshorten, Miranda Kerr.

Kënga flet për frikën nga përkushtimi, por edhe për gatishmërinë për një jetë të lumtur krah dikujt. Videoklipi përfundon me Katy-n që përkëdhel barkun e fryrë, veshur me fustan të bardhë. Madje, këngëtarja kthehet në anë që të bëhet mëse e qartë se është shtatzënë.

Pas publikimit të këngës, ajo doli në Instagram Live ku konfirmoi shtatzëninë dhe tha se “është sekreti më i madh që i është dashur të mbajë.”

Bebi do të vijë në jetë verën e këtij viti.

“Shumë gjëra do të ndodhin këtë verë. Do të lind në kuptimin e parë të fjalës, por edhe figurativisht do të sjell në jetë diçka që mezi e prisni”, tha ajo, duke iu referuar albumit të ardhshëm.