Extra “Ke kurorë, por nuk je mbret”, vjersha e vogëlushit për koronavirusin përlot...

“Ke kurorë, por nuk je mbret”, vjersha e vogëlushit për koronavirusin përlot Italinë

Situata e krijuar nga koronavirusi në Itali është një ndër më të këqijat në botë, pas Kinës, dhe kjo gjë ka ndikuar në jetën e shumë njerëzve.

Të frikësuar nga ky virus që ka marrë lajmet e para të mediave italiane dhe ndërkombëtare janë dhe fëmijët, të cilët në shumë zona të vendit fqinj po qëndrojnë të mbyllur nëpër banesa, pasi mësimi është pezulluar.

Ditët e fundit, është publikuar në media dhe vjersha e një të mituri italian për Covid 19, e cila në pak minuta ka bërë xhiron e botës dhe ka prekur zemrat e miliona bashkatdhetarëve të tij.

I vogli pasi ka marrë detyrat online nga mësuesja është munduar të bëjë rimë me temën që ka prekur Italinë dhe mbarë globin. Ai i thotë virusit që edhe pse ka kurorë (korona) nuk është mbret dhe nuk do mundi ta mposhtë Italinë.

Vargjet e përkthyera të vogëlushit

Mjafton një teshtimë

dhe të gjithë ikin,

një puthje apo

një përkëdhelje dhe

drejt e në farmaci.

Ata ju quajnë

një kurorë,

por nuk jeni mbret.

Jeni një virus

mendjemadh që

nuk vlen shumë.

Na thanë se në Sardenjë nuk do të vijë

dhe përkundrazi, ju jeni këtu!

Jemi pak të frikësuar, por ndoshta nuk e dini

se ne do të luftojmë derisa të zhdukeni

Dhe pse nuk janë karnavalet ne duhet të vëmë maskë.

Ne mendojmë për higjienën, i lajmë duart dhe gjithashtu përpiqemi të qëndrojmë larg.

Ne po bëjmë gjithçka që të mos kapemi dhe ju, virus, nuk do të mund të na infektoni.

Italia jonë do të shpëtojë dhe do të jetë një fund i lumtur.