Extra “Ke një ndikim kaq të madh në botë”, Ursula von der Leyen...

“Ke një ndikim kaq të madh në botë”, Ursula von der Leyen takon Dua Lipën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e lumtur që ka takuar këngëtaren e famshme botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, në ceremoninë e Këshillit Atlantik në Amerikë.

Von der Leyen postoi një fotografi krah Lipës, duke i thënë se ka ndikim shumë të madh në botë.

“Shumë e lumtur që takova Dua Lipën në Këshillin Atlantik, çmimet e lidershipit. Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë”, tha presidentja e Komisionit Evropian në Twitter.