Kryesore KED dërgon në Kuvend emrat e kandidatëve për në Gjykatë Kushtetuese

KED dërgon në Kuvend emrat e kandidatëve për në Gjykatë Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i dërgon Kuvendit të Republikës listat me kandidatët për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që duhet të zgjidhen nga legjislativi.

KED i ka dërguar dy lista Kuvendit, prej të cilave do të duhet të zgjidhet nga një kandidat.

Për vendin vakant të shpallur në 12 shkurt 2018, KED ka dërguar renditjen e mëposhtme:

Arta Vorpsi, 89,642 pikë

Elsa Toska, 85,428 pikë

Besnik Muçi, 81,928 pikë

Ndërsa për vendin vakant të shpallur në 4 mars 2019, KED ka dërguar:

Arta Vorpsi, 89,642 pikë

Fiona Papajorgji, 88,785 pikë

Elsa Toska, 85,428 pikë

Sipas ligjit, brenda 30 ditësh Kuvendi duhet të zgjedhë anëtarët në një nga 3 emrat e parë të listave. Në rast se Kuvendi nuk shprehet brenda këtij afati, atëherë kandidati i parë në listë konsiderohet i emëruar.