Extra Keisi Medini sqaron zërat se ka qenë në lidhje me Noizyn dhe...

Keisi Medini sqaron zërat se ka qenë në lidhje me Noizyn dhe zbulon çfarë raporti ka sot me Lorencin dhe Kristin

Këngëtarja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 2”, Keisi Medini, është rrëfyer ditën e sotme rreth disa të pathënave.

E ftuar në “Live from Tirana”, ajo është pyetur se si ka vijuar raporti i saj me Lorencin pas daljes nga formati. Edhe pse pranoi se gëzon respekt për këngëtarin, Keisin tha se ka mbaruar gjithçka pasi mbaroi reality-show.

“Kam respekt për të njësoj siç kam edhe për Kristin por thjesht kaq. Ka mbaruar çdo gjë pasi mbaroi edhe “BBV”. Me Lorencin nga një njohje që kishim më bën të lidhur, ma bën telenovelë fare. Njerëzit thoshin se shkoni shumë ndërkohë që është jeta ime dhe unë e di vet se çfarë bëj”, tha ajo.

Ndërkohë ajo ka qartësuar edhe një lajm që qarkulloi kohë më parë në media kur aludua për një romancë mes saj dhe Noizyt.

“Noizyn e kam mik, babi e ka shumë mik. Kemi 7-8 vite që njihemi. Kur je një vajzë e bukur të vendosin nofka direkt. Mjafton të dalësh të pish një kafe dhe nisin direkt thashethemet“, sqaroi Keisi.

Keisi pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj me titull “Bye Bye”. Shumë kanë aluduar se ia ka dedikuar Kristit, sa e vërtetë është kjo? Keisi shprehet:

“Nuk ia kam dedikuar askujt dhe gjëja për të qeshur është se si unë mund t’i bëja “diss” Kristit kur isha unë ajo që brenda shtëpisë e mbylla vet lidhjen me të. Nuk kam pasur më kontakte me Kristin, pra ashtu siç kanë pritur njerëzit (qesh). Kënga ka 6 muaj që ka qenë në studio por duke qenë se unë dua çdo gjë të përkryer prita dhe ky ishte momenti për ta publikuar”.