Bota Kejsi 3-vjeçar humbet në pyll, mbijeton falë një… ariu

Kejsi 3-vjeçar humbet në pyll, mbijeton falë një… ariu

Ka mbijetuar në temperature ekstreme, në mes të pyllit, vetëm. Kjo i ka ndodhur Kejsi Hetauej (Casey Hathaway), një fëmijë 3 vjeç, i cili në 22 janar, u largua nga shtëpia e gjyshes në Kaliforninë e Veriut.

Vogëlushi ka qenë i zhdukur për dy ditë.

Kur ekipet e shpëtimit e gjetën, ai u tregoi që gjatë gjithë kohës kishte qëndruar së bashku me një ari i cili e kishte mbrojtur.

Tregimi i fëmijës mund të jetë i vërtetë meqë në atë zonë ka shumë arinj.

Forcat e rendit po përpiqen të kuptojnë se ku dhe si ka qëndruar fëmija në pyll për disa ditë.

Tezja e vogëlushit me anë të një statusi në Facebool konfirmoi se tre vjeçari pretendon se ka qëndruar me një ari për dy ditë, ai e ka mbajtur ngrohtë dhe e ka mbrojtur.

Mrekullitë ekzistojnë, përfundon ajo.