Ekonomi Këmbimi valutor/ Euro “rimëkëmbet” në javën e parë të janarit

Këmbimi valutor/ Euro “rimëkëmbet” në javën e parë të janarit

Në javën e parë të këtij fillim viti, euro ka rimarrë veten në këmbim me lekun, pas një zhvlerësimi progresiv që pësoi në javët e fundit të muajit dhjetor 2018, në tregun e këmbimit valutor vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, e kundërta ka ndodhur me monedhën e gjelbër amerikane, e cila këmbehet këtë fundjavë me 0,21 lekë më pak se ditën e enjte.

Euro këmbehet sot me 123.51 lekë ose 0,08 lekë më shumë se një ditë më parë dhe dollari amerikan këmbehet me 108.33 lekë. Këtë fundjavë, edhe disa valuta të tjera si paundi britanik, dollari kanadez e korona suedeze, kanë fituar pikë në këmbim me lekun, ndërsa  franga zvicerane është zhvlerësuar me 0,18 lekë.

Banka e Shqipërisë parashikon që gjatë vitit 2019, monedha europiane euro, të ketë një rritje kundrejt lekut, por kjo rritje do të jetë e moderuar e që do të vijojë të qëndrojë brenda pritshmërive të bankës qendrore.