Kulturë Kënga prekëse e Bonos për italianët (VIDEO)

Kënga prekëse e Bonos për italianët (VIDEO)

Lideri i grupit UD, Bono, ka publikuar një këngë të re, kushtuar popullit italian, një prej më të prekurve në botë nga pandemia e koronavirusit.

Këngëtari 59-vjeçar postoi një video në llogarinë e grupit në Instagram duke kënduar një baladë, ndërsa tregoi se nga ishte frymëzuar për të.

Kënga titullohet “Let Your Love Be Knoën”, dhe është e para që prej vitit 2017. Bono zbuloi se e kishte shkruar këngën vetëm një orë para se ta postonte online.

Shkruar në 17 mars, në ditën e Shën Patrikut, një festë tradicionale në Irlandë dhe jo vetëm, Bono gjithashtu përshkruan se si është të ecësh në rrugët e shkretuara të Dublinit. Mes vargjeve të këngës thuhet: “Nuk mund të prekeni, por mund të këndoni nëpër tarracat e pallateve, këndomë përmes telefonit, këndo dhe nuk do të jesh kurrë vetëm”.