Kulturë Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare bën gjestin më të bukur për...

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare bën gjestin më të bukur për të prekurit e tërmetit

Megjithëse ka lindur dhe është rritur në New York, këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa Nikaj i është gjendur pranë popullit tonë pas tragjedisë.

Enisa i ka dedikuar një këngë të veçantë të prekurve të tërmetit të 26 nëntorit dhe ka njoftuar se 100% e fitimeve të këngës do të shkojë për ta.

“Something Beautiful (Na jena një)” titullohet kënga e cila për dy ditë ka arritur mijëra klikime në Youtube.

“E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart. 100% e fitimeve të kësaj kënge do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar)”- shkruan Enisa në postimin e saj.