Extra Këngëtarja e njohur me Covid: Për ata që i kam pas afër…

Këngëtarja e njohur me Covid: Për ata që i kam pas afër…

Këngëtarja e njohur nga Kosova, njëherësh edhe deputete e PDK-së, Eliza Hoxha, ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Këtë e ka njoftuar vetë Hoxha përmes një postimi në Facebook, teksa thotë se në testin e një jave më parë kishte rezultuar negative, ndërsa në atë të dytin, pozitive.

Simptomat që ajo ka përjetuar kanë qenë ethe, temperaturë, kollë, dobësi, si dhe aritmi.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, Ethe, Temperaturë, Koll. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me te. Për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi. Sh’net!”.