Kryesore Kërcënimi amerikan për Shqipërinë dhe shtetet që votuan pro rezolutës së OKB

Kërcënimi amerikan për Shqipërinë dhe shtetet që votuan pro rezolutës së OKB

Pas miratimit me 198 vota pro të rezolutës së OKB-së kundër vendimit të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, rezolutë që e bën “nul dhe të pavlefshëm” vendimin e Trump, ka reaguar ambasadorja amerikane Nikki Haley.

Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley ka përsëritur kërcënimin se vendi i saj do të përdorë ndikimin për të ndëshkuar ata që votuan kundër.

“Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë në të cilën u veçuan për t’u sulmuar në Asamblenë e Përgjithshme për vetë aktin e ushtrimit të së drejtës sonë si vend sovran”, tha ambasadorja e SHBA Nikki Haley në komentet e bëra në sallën e mbushur plot para votimit.

“Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, më i madhi në botë; do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh, që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”, shtoi zonja Haley.

“Ata që mbështesin rezolutën e sotme janë si kukulla të manipuluara me fijet e mjeshtërve palestinezë“, tha ambasadori izraelit Danny Danon. “Jeni si marioneta të detyruara të kërceni, ndërsa udhëheqja palestineze ju vëzhgon e ngazëllyer,” tha ai.