Bota Kërcënimi i Putin ndaj Johnson, reagon Kremlini: Gënjeshtër! Nuk ka pasur kërcënim...

Kërcënimi i Putin ndaj Johnson, reagon Kremlini: Gënjeshtër! Nuk ka pasur kërcënim me raketë

Kremlini ka reaguar pasi ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, zbuloi në BBC një bisedë plot tension që ka pasur me Presidentin rus, Vladimir Putin, në shkurtin e vitit të kaluar.

Sipas Johnson, Putin e ka kërcënuar me sulme raketore, por Kremlini e ka hedhur poshtë këtë deklaratë, duke e quajtur gënjeshtër.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh para gazetarëve: “Ajo që ka thënë zoti Johnson nuk është e vërtetë. Më saktë, është gënjeshtër. Nuk ka pasur asnjë kërcënim me raketë”.

Peskov vijoi duke thënë se mund të ketë qenë edhe keqkuptim nga ana e Boris Johnson.

“Mund të ketë qenë edhe gënjeshtër pa qëllim të keq, ndoshta nuk e ka kuptuar se çfarë po i thonte Presidenti Putin. Unë e di se çfarë është diskutuar në këtë bisedë dhe përsëris zyrtarisht: është gënjeshtër. Nuk ka pasur kërcënim me raketë”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.