Kryesore Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama, Antiterrorri lë të lirë të riun nga...

Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama, Antiterrorri lë të lirë të riun nga Puka

Një shaka me shokët për pak sa nuk i ka kushtuar shtrenjtë një të riu nga Puka. Andrea Kurti personi që shihni në këtë foto, është shoqëruar nga forcat e Antiterrorrit, pasi i ka dërguar disa SMS-së kërcënuese Kryeministrit Edi Rama.

Kurti është vënë në lojë nga disa miq të cilët mësohet se i kanë thënë se nuk mund t’i dërgonte SMS kërcënuese kreut të qeverisë. Të njëjtët mesazhe ai ia nisi dhe shokëve.

Pas verifikimeve i riu është lënë i lirë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që numri 1 i qeverisë merr kërcënime.

Në Dhjetor të 2014-s, Policia e Tiranës vuri në pranga avokatin Bashkim Hoxha pasi i dërgoi disa mesazhe ofenduese dhe kërcënuese kreut të qeverisë.

Edi Rama u kërcënua edhe kur ka qenë kreu i opozitës. Pas protestës së 21 Janarit në vitin 2011, policia arrestoi shtetasin Luan Rami. Nëpërmjet mesazheve ai kërcënoi liderin e opozitës me vdekje, pasi iu dogj makina gjatë protestës.