Bota Kërkimet për gaz në Qipro, Tsipras: Do kërkojmë sanksione kundër Turqisë

Kërkimet për gaz në Qipro, Tsipras: Do kërkojmë sanksione kundër Turqisë

Greqia dhe Qipro do të shtyjnë partnerët e Bashkimin Europian të penalizojnë Turqinë, duke përfshirë sanksione të mundshme, nëse do të vërtetohet se Ankaraja ka nisur kërkimet për gaz, në perëndim të Qipros.

Zbulimi i rezervave të mëdha të gazit në Mesdheun Lindor ka ashpërsuar edhe më tej marrëdhëniet e tensionuara mes Turqisë dhe qeverisë qipriote. Një anije hulumtuese turke është ankoruar në perëndim të Qipros që prej muajit maj, në atë që Greqia dhe Qipro e konsiderojnë zonë ekskluzive ekonomike. Por Ankaraja replikon se zona është në anën e saj kontinentale

“Ne jemi dakordësuar të përgatisim terrenin që gjatë samitit të ardhshëm të BE të marrim vendime të rëndësishme ndaj Turqisë, përfshirë vendosjen e sanksioneve, nëse do të vërtetohet se po zhvillohen kërkime për gaz”, tha kryeministri grek.

Athina është aleat i ngushtë i qeverisë së Nikosias, dhe ka gjithashtu mosmarrëveshjet e veta me Ankaranë lidhur hapësirën ajrore mbi detin Egje dhe të drejtat e mineraleve.