Aktualitet Kërkoi seks në këmbim të vendit të punës, në pranga inspektori i...

Kërkoi seks në këmbim të vendit të punës, në pranga inspektori i Tatimeve në Korçë

Një inspektor tatimesh mësohet se është vënë në pranga në qytetin e Korçës, pasi dyshohet se ka kërkuar favore seksuale ndaj një shtetase.

Personi i arrestuar është shtetasi me iniciale A.M, punonjës pranë Tatimeve.

Burimet bëjnë me dije se ai ka kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit.

Denoncimi në polici u bë nga një vajzë, banuese në Korçë. Ndërkohë që prokuroria e rrethit të Korçës ka nisur hetimet e mëtejshme lidhur me rastin.